TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2023, 14:22

“S’do ketë rrugë të pa asfaltuara”, Benet Beci me banorët e Shkodrës: Kam ardhur për punë, jo për fjalime

Shkruar nga Pamfleti

“S’do ketë rrugë të pa asfaltuara”, Benet Beci

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Benet Beci ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes “Fermentim”, ku këta të fundit i shprehen disa prej problematikave me të cilat përballen çdo ditë.

Gjatë fjalës së tij me banorët, Beci deklaroi se Shkodra ka nevojë që të zhvillohet në të gjitha zonat duke shtuar se nuk do të ketë më rrugë të pa asflatuara. Më tej ai theksoi se do të jetë shumë bashkëpunues në lidhje me problematikat që kanë shkodranët.

“I kënaqur që kam mbështetjen tuaj. Këtu fillon puna, është më kollaj me fillu me punë sesa me fjalë. Nuk dua të bëj fjalime, dua të filloj punë. Janë këtu mundësitë dhe idetë. Ajo që duhet të bëjmë është të komunikojmë. Sot Shkodra për fat të keq është me dorë të dytë e të tretë. Shkodra brenda jashtë duhet të jetë i baraz zhvilluar kudo. Ju garantoj që do jem bashkëpunues me derë të hapur. Të gjitha asetet që janë, ne do ta nisim punën duke parë më mirë sesi do investojmë. S’do ketë më rrugë të pa asfaltuara”, u shpreh Benet Beci.

benet beci shkoder asfalt

Lini një Përgjigje