Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar në faqen e saj në Twitter një foto me homologun shqiptar, Bajram Begajn dhe kryeministrin australian Anthony Albanese.
Në mbishkrimin e fotos thuhet: “Tre shqiptarë në një foto”. Kjo referuar faktit se kryeministri i Australisë është me origjinë arbëreshe. Fotoja është realizuar në Angli ku tre zyrtarët e lartë shtetëror janë të pranishëm në pritje të kurorëzimit të mbretit Charles III.
Ju rikujtojmë se ditën e sotme Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla do të mbërrijnë në pallatin mbretëror rreth orës 13:30 dhe do të shkojnë në tarracën perëndimore ku do të japin një përshëndetje mbretërore dhe tre brohoritje nga personeli ushtarak.
Pallati Buckingham ka konfirmuar se Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të vazhdojnë traditën dhe do të shfaqen pak para orës 14:30 – edhe pse se cilët anëtarë të tjerë të familjes mbretërore do të përfshihen ende nuk është konfirmuar. Ata atje do të dëshmojnë fundin e festimeve publike në orën 14:30.
Ceremonia do të ndiqet nga rreth 100 krerë shtetesh.
Three Albanese’s in one photo!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 5, 2023
Delighted to meet with Australian PM @AlboMP, alongside President @BajramBegajAL, at the King’s Reception.
???????????????????????? pic.twitter.com/OePhsXRb1r
Lini një Përgjigje