Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Pukës. Të shtënat janë dëgjuar pas mesnate disa metra larg Hotel Turizmit.
Autori i dyshuar i ngjarjes është 26 vjeçari me inicialet K. .P, i cili raportohet se nga qëlluar nga një makinë “Maserati”.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim të riun, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 pranë hotel Turizmit dhe dyshohet se ka sfond politik.
Kryetari në detyrë, Gjon Gjoni ka akuzuar se janë qëlluar mbështetës të socialistëve. Ai bën përgjegjës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj.
Në një status të bërë në rrjetet sociale, Gjoni thotë se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër. Gjoni shton se kandidati i tij po bën presion qytetarëve me anë të kërcënimeve me armë për të marrë votën.
“Puka pas shumë vitesh, afër mesnatës së kaluar degjoj krisma armësh, të cilët u shkrehën në qytet nga ata që të importuar me pagesë nga kandidati pa parti i opozitës tentuan të prishin traditën e Pukës. Pasi kanë kërcënuar mbështetës të Partisë Socialiste duke ju drejtuar dhe armën, në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër.
Por a mund t’ju bëhet presion pukjanëve në shtëpinë e tyre?! Këtë ta harroj Rroku që mendon se mund të marrë bashkinë nën presionin e armëve. Ja pra vizioni dhe strategjia përmes të cilës ai kërkon të vijë në pushtet. Puka ka shpalosur qytetari, maturi dhe qetësi në çdo situatë, përfshirë këtu dhe fushatat elektorale dhe këtë nuk do mund ta prish Rroku dhe as njerzit me precedent që ai ka sjell me pagesë në Pukë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen menjëherë duke shfrytëzuar provat e gjetura pas kësaj ngjarje.
Një lutje të sinqertë bëj për të gjithë mbështetësit tanë që këto ditë të shmangin provokimet e sojit të këtyre që mendojnë se Puka voton nën kërcënimin e armëve të mercenarëve, të cilët kanë zbarkuar nga qytete të tjera me qëllim friksimi. A mund të ndodhë kjo?! Kurrë Jo! Edhe ata pukjanë që kanë qenë në atë makinë do e ndjejnë shpejt barren e përgjegjësisë për prishjen e kësaj tradite të bashkjetesës dhe harmonisë që karakterizon Puken.
Për të gjithë shqiptarët dua të bëj një sqarim: Nuk është kjo Puka, nuk është ngjarje që ndodh nga pukjanët. Siç e kemi dëshmuar, jemi popull i qetë dhe mikpritës e këtë e tregon dhe fakt se në Pukë ka dhjetra vite që nuk është shkrehur armë.
Ky është kandidati që pretendon të marrë drejtimin e bashkisë që bashkë me humbjen me 14 Maj do të marrë dhe përgjegjësinë e veprimeve të tilla që prishin imazhin e Pukës në prag të këtij sezoni turistik. Zoti bekoftë Pukën”, ka shkruar kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj.
Lini një Përgjigje