Kandidati socialist për bashkinë Sarandë, Oltion Çaçi ishte i ftuari i radhës në episodin e pestë të podkasitit “Flasim” të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës ndau me ndjekësit një prej porosive që i ka lënë babai i tij.
“Im atë më ka lënë një porsi, ndër disa që unë e kujtoj, ‘në këtë jetë asgjë nuk lëmë më shumë se sa një kujtim i mirë’, mos e harro këtë, pyete veten çfarë ke bërë sot për të lënë një kujtim të mirë, mirë bëre gjë sot, po kujtimi?”, tha Rama.
Më tej në Rama vazhdoi propagandën e tij para zgjedhjeve me kandiatin e PS, Oltion Çaçi.
Rama bëri të ditur se “ do të bëjë një marrëveshje shumë të rëndësishme me shkollën më të mirë të turizmit në Europë, atë të Zvicrës, e cila do të marrë përsipër shkollën tonë të Hoteleri-Turizmit në Tiranë dhe do të trajnojë kuadrot e të gjitha niveleve”.
“Këtu në Sarandë ne kemi një super vend që unë dua t’i kaloj qytetit, vilën qeveritare. Ka filluar investimi. Aty do të fokusohemi jo vetëm te shërbimi por edhe te argëtimi, spektakli, përfshirja e gjithë kategorive të e domosdoshme për të zgjatur sezonin. Por nevojitet po ashtu edhe lidhja e bregut me pjesën e e brendshme”, tha Rama.
Lini një Përgjigje