TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2023, 10:53

Beogradi fsheh numrin e shqiptarëve në Serbi

Shkruar nga Pamfleti
Beogradi fsheh numrin e shqiptarëve në Serbi
Beogradi/

Kjo nuk është gjë tjetër veçse një politikë e qartë e Beogradit për të mos krijuar një rast homolog me serbët e Kosovës.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Serbi ka shkaktuar një kontestim të fortë, që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Këshilli Koordinativ Shqiptar në Luginën e Preshevës nuk ka pranuar regjistrimin e bërë nga Instituti i Statistikave të Serbisë, i cili ka nxjerrë përfundimim se në Serbi jetojnë rreth 61 mijë shqiptarë.

Përkatësisht, sipas regjistrimit 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare jetojnë në krahinën që përfshin Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën.

Por nga Këshilli Shqiptar bëhet e ditur se mbi 10 mijë shqiptarë jetojnë Nish, ndërsa në Vojvodinë jetojnë mbi 50 mijë të tjerë.

Vetëm në qytetin e Beogradit jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë. Regjistrimi u zhvillua në Serbi nga 1 deri më 31 tetor, duke mos marrë parasysh numrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë Luginës së Preshevës. Praktikisht më shumë se dy të tretat e banorëve të Luginës janë në emigrim.

Institucionet e Luginës bëjnë të ditur se ka një politikë qeveritare që synon të pasivizojë adresat ku banojnë shqiptarët dhe nuk pranojnë që në Preshevë jetojnë 61 mijë banorë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një politikë e qartë e Beogradit për të mos krijuar një rast homolog me serbët e Kosovës. Që deputeti Shajip Kamberi e ka ngritur si kërkesë zyrtare të shqiptarëve të Luginës. Megjithatë ky numër i vogël në regjistrim përbën një dështim të madh për shqiptarët, të cilët realisht janë nga Presheva, por janë larguar për arsye ekonomike. Por në regjistrim, nuk kanë qëndruar në zonë, ata janë zhvendosur në veri. E kjo çështje pritet të diskutohet ndërmjet grupeve negociatore të Beogradit dhe Prishtinës.

Një numër i madh shqiptarësh të Preshevës, sidomos të diplomuar për mjekësi në Shqipëri janë punësuar në Beograd, e këto nuk se janë regjistruar. Ndaj Këshilli Koordinativ Shqiptar kërkon që të përsëritet regjistrimi.

Sipas regjistrimit zyrtar, gjithsesi shqiptarët përbëjnë grupin e dytë etnik pas boshnjakëvë. / Pamfleti

beogradi regjistrimi i popullësisë serbia shqiptarët

Lini një Përgjigje