TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2023, 16:30

“Ai është mmm gëgëgë”, Rama tallje e shprehi të çuditshme për Fredi Belerin: Nuk e meriton të jetë as roje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ai është mmm gëgëgë”, Rama tallje e

Kryeministri Edi Rama ka goditur sërish me shprehitë dhe retorikën e tij në fushatë. Pasi etiketoi Rakip Sulin si gomar dhe Metën e Berishën i cilësoi si “zorrë qorre”, ai sot ka sulmuar kandidatin e opozitës për Himarën, Fredi Beleri.

Duke folur para qytetarëve, ai tha se atë nuk do e vinte roje, jo më kryetar bashkie. Po ashtu ka bërë dhe disa shprehi të denja për meme.


Ai është një kokërr injoranti është një diversionit i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh ku karavidhja e parë ka lindur. Do të çohen himarjotët këtu të gjithë himarjotët sido që të ndjehen sido që të flasin ngado që të vijnë edhe do të shkojnë më 14 maj të vënë një kryq në Bashkë Fitojmë më Like Floririn. Po pastaj çfarë do kërkoni më nga unë. Çfarë do të kërkojnë nga unë himarjotët. Është një analfabet në greqisht, se në shqipe nuk është analfabet është dru. Jam shumë i acaruar me mënyrën sesi ai kërkon të përdorë këtu lidhjet që ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, e në Turqi i kam vetë.  Ja foli atij drurit! Merr vesh nuk merr vesh!” tha Rama.

rama beleri himar

Lini një Përgjigje