
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar pas raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri.
Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar skemën mafioze të pastrimit të parave të drogës në Shqipëri. Balliu përmendi hetimet ndërkombëtare si “Dosja Rama-Aruba”, ku, sipas tij, zyrtarë të lartë janë kapur duke planifikuar me kartelet e drogës.
Deputeti i PD akuzon qeverinë se ka lejuar që miliona euro të krimit të investohen në ndërtim, duke shkatërruar tregun dhe rënduar jetën e qytetarëve. Ai kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim penal, duke filluar nga vetë kryeministri Edi Rama.
“DASH konfirmon skemën e pastrimit të parave të drogës nën qeverisjen Rama.
Për vite me radhë kemi denoncuar lidhjet e qeverisë me rrjetet e narkotrafikut. Sot këto fakte i konfirmon edhe DASH dhe hetimet ndërkombëtare, si “Dosja Rama – Aruba”, ku zyrtarë të lartë të qeverisë janë ulur me kartelet e drogës për të planifikuar pastrimin e parave në kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë.
Sipas raportit, paratë e drogës kanë shkatërruar ekuilibrat e tregut, kanë rritur çmimet e banesave dhe kanë varfëruar familjet e reja. Ndërsa qytetarët e thjeshtë ndëshkoheshin për “informalitet”, qeveria lejonte që paratë e krimit të hynin lirisht në ndërtim masiv.
Duhet transparencë, hetim i plotë i burimeve të fondeve dhe përgjegjësi penale për çdo zyrtar të përfshirë duke filluar nga vetë Edvin Kristaq Rama”, tha Balliu.
Ti çuni i Fariut mos u shit si Jezusi në tempulll, me këto analiza të thella e predikime. Se edhe ti po të kishe “lugën institucionale” në dorë para këtij deti të bërë kos nuk do mendoheshe shumë. Keni dhënë prova që për të llupur parat publike dhe dallavere keni talent të rrallë.