
Nikoll Lesi ka komentuar zhvillimet politike në vend. Ai ka folur për kabinetin e ri të qeverisë ‘Rama 4’, mes të cilave edhe ministren virtuale ‘Diella’.
Lesi foli për pazare mes Ramës dhe Berishës, ndërsa kritikoi opozitën për sjelljen e saj në Kuvend. Ai tha opozita ra në kurthin e Ramës, i cili sipas tij është mjeshtër në këtë sens.
“Qeveria 4 është qeveri politike në thelb. Është vazhdimësi. Janë pothuajse të njëjtën ministra. Me aq sa pashë dhe kam njohje nga parlamentarizmi, opozita ra në kurthin e Ramës, i cili është mjeshtër në këtë sens. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që kur flet kryeministri, opozita të dalë ta ndërpresë. Opozita ka të drejtë që ta dëgjonte një herë, më pas ta ‘sakatonte’. Ai e parandjeu dhe tha; do e kaloj në votim. Nuk ka ndodhur në 25 vite që një program qeverisës, të kalojë pa debat”, u shpreh ai për “News 24”.
Teksa u pyet nëse ky ishte një truk, Lesi shtoi se për ndryshimet kushtetuese që paraqiti Rama, duhej një debat i madh.
“Do gjendet mënyra pas 6 muajsh apo 1 viti që Rama do e ndryshojë Kushtetutën, në bashkëpunim me Berishën. Kodi zgjedhor u ndryshua në bashkëpunim të Bylykbashit dhe të Gjiknurit. Kjo ndodhi! Këto janë pazare të pista mes PD-së dhe PS, që të kenë listën e sigurt. Berisha dhe Rama do të bashkëpunojnë të dy”, tha ai.
Lini një Përgjigje