TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2025, 18:08

U emërua zv/ministre e Brendshme, Nikoll Lesi tregon arsyen pse Rama zgjodhi Silva Cakën

Shkruar nga Pamfleti

U emërua zv/ministre e Brendshme, Nikoll Lesi tregon arsyen pse Rama

Silva Caka, një ndër figurat më të besuara të Ilir Metës, ka pranuar postin e zëvendësministres së Brendshme në qeverinë Rama 4.

Kjo lëvizje ka ngjallur reagime të shumta, veçanërisht për përfshirjen e një emri opozitar në kabinetin qeveritar.

Nikoll Lesi e ka cilësuar Cakën si një figurë me integritet, por nuk përjashtoi mundësinë që ky të jetë një diversion politik. Sipas tij, edhe pse PS pritet të fitojë Bashkinë e Tiranës, beteja për çdo votë mbetet e ashpër në mungesë të një opozite që ngjall besim.

“Silva Caka nuk ka figurë të keqe në publik. Rama ka gjetur personazh me integritet nga radhët e opozitës. Mund të jetë dhe lëvizje për diversion.

Edhe pse themi se Bashkinë e Tiranës e fiton PS pa ndonjë diskutim, prapë beteja është për çdo votë dhe luftohet deri në votën e fundit. Por fatkeqësisht, nuk ka opozitë që ngjall besim”, tha ai për “News 24”.

2 Komente

  1. C
    Celsi

    Ik o gore kush te degjon ty, fshatar lezhe.

    1. X
      Xxx

      Ti Nikoll blej 2 dhi rrace e shko ne fshat.Nuk ke takat me u marr me politike.Berisha eshte ujk.Ruju se po t'i ha ato dy dhi.

      Lini një Përgjigje