
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është shfaqur entuziast për masën “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke komentuar fjalimin e Berishës nga dritarja për mbështetësit e tij, Paloka shprehet se tani po mbledhin njerëz, ndryshe nga më parë, kur nuk iu shkonte njeri në selinë e PD.
Ai thotë se kanë gjetur vend ku mund të pinë kafe.
"Të jem i sinqertë, bashkë me kolegët e tjerë, shpesh mendonim se si ta bënim selinë e PD-së më “atraktive”, ku demokratët dhe jo vetëm, të mblidheshin më të shumtë e rregullisht.
Edhe këtë “problem” na e zgjidhi Edvini. Tani, demokratë e qytetarë të thjesht e dinë ku të mblidhen e të takohen. Sikur edhe për të pirë kafen e zakonshme, tani mund të thonë: “Po shkojmë të pimë kafe me Sali Berishën””, shkruan Paloka.
Lini një Përgjigje