TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2024, 13:42

Dan Hutra dhe 3 të burgosur tentuan të arratisen nga burgu, reagon Balla: U parandalua një ngjarje e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Dan Hutra dhe 3 të burgosur tentuan të arratisen nga burgu, reagon

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pasi Dan Hutra dhe 3 të burgosur të tjerë në burgun e Fierit tentuan të arratisen duke prerë hekurat e qelisë.

Balla u shpreh se përpjekje të tilla ndodhin shpesh, por shtoi se u kap në kohë nga policia.

Ministri theksoi se u parandalua një ngjarje e rëndë, me zbulimin e planit të 4 të burgosurve për t’u arratisur.

“Nuk është diçka që nuk ndodh, por përpjekje të tilla ndodhin shpesh. Fakti që u kap në kohë nga policia e burgjeve tregon që është parandaluar një ngjarje e rëndë”, u shpreh Balla.

dan hutra taulant balla

Lini një Përgjigje