TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2024, 13:07

Arrestimi i 4 personave në Sarandë për rrëmbimin e 49 vjeçarit, reagon Balla

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i 4 personave në Sarandë për rrëmbimin e 49

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e 4 personave të armatosur në Sarandë, të cilët kishin planifikuar të merrnin peng një 49-vjeçar pas një sherri që kishin me të për motive të dobëta.

Balla në reagimin e tij thekson se Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje si dhe duhet të bashkëpunojë me qytetarët për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

“Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Përgëzoj Policinë e Shtetit Sarandë, për rritjen e forcave parandaluese dhe goditëse, që rezultuan me parandalimin e një tentative për t’i hequr lirinë një shtetasi, nga 4 shtetas të armatosur.

Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale”, shprehet Balla.

taulant balla arrestim

Lini një Përgjigje