Rama e konsideroi kërkesën e gjyqtarëve si “qiqra në hell”, ndërsa theksoi se edhe ajo deklaratë në emër të shoqatës së gjyqtarëve nuk është konsultuar me të gjithë gjykatësit e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat në drejtim të gjykatësve që kërkojnë rritjen e pagave të tyre, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, edhe pse u kujdes të deklaronte se nuk kishte asgjë personale me asnjë prej tyre, përfshi edhe ata gjyqtarë të shoqatës që sipas tij iu kundërvunë hapur Qeverisë.
Rama e konsideroi kërkesën e gjyqtarëve si “qiqra në hell”, ndërsa theksoi se edhe ajo deklaratë në emër të shoqatës së gjyqtarëve nuk është konsultuar me të gjithë gjykatësit e Shqipërisë.
Kryeministri tha se shpresonte që Gjykata Kushtetuese të mos miratonte kërkesën e gjyqtarëve, duke shtuar se ata kërkojnë një rritje page 2 mijë euro në muaj.
“Shpresoj që Kushtetuesja të mos miratojë një kërkesë të tillë. Në çdo vend piramida e pagave fillon me Presidentin e Republikës, ndaj gjyqtarët duhet të kenë sensin e së drejtës”, tha Kryeministri.
Në këtë mënyrë, Edi Rama ka vijuar edhe në podcastin e sotëm “Flasim” kritikat dhe akuzat ndaj gjyqtarëve, për të cilët tha se kanë në dorë edhe “gurin dhe arrën”.
“U kemi dhënë atyre mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do të bëjnë një sakrificë dhe do të paguajnë ekstra për të gjithë ata që, pasi të kalojnë procesin e vettingut, do të përballen me sfidën e madhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të ndërtimit të një ngrehine solide, bazuar mbi parimet dhe vlerat e Kushtetutës të atij pushteti, në shërbim të qytetarëve dhe si garant për barazinë para ligjit.
Këtë e bëmë duke thyer piramidën e pagave, e cila fillon me Presidentin e Republikës dhe zbret. Ne, ndërkohë, në mënyrën më të vetëdijshme, pagat e gjyqtarëve i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë, dhe që Shqipëria të bëhej vendi i vetëm në planet ku të jetë mbi të gjitha kasta e gjyqtarëve. Kjo nuk do të ndodhë dhe nuk ka për të ndodhur, të paktën jo me mua dhe PS. Si një thirrje, si një domosdoshmëri e brendshme e shtetit, që të gjitha kategoritë e shërbëtorëve të tij, përfshirë edhe gjyqtarët, të kenë sensin e së drejtës, duke mos kërkuar qiqra në hell.
Nuk ka asgjë personale, edhe pse jam sulmuar. Nuk dua të bëj polemikë. Dua vetëm të them që gjyqtarët nuk mund të kenë rritje të përhershme mbi të gjithë të tjerët dhe gjyqtarët nuk mund ta rrisin pagën e tyre me 2000–3000 euro në muaj. Kjo nuk mund të ndodhë, nuk ka për të ndodhur dhe nuk duhet të ndodhë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese t’i vërë vulën kësaj”, tha Rama.
Lini një Përgjigje