TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2026, 09:48

Vizita në Vatikan, Rama: E ftova Papa Leonin XIV të vijë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Vatikan, Rama: E ftova Papa Leonin XIV të vijë në
kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij "Flasim" komentoi vizitën e tij të fundit në Vatikan, ku u takua me Papa Leone XIV.

Rama theksoi se e ka ftuar Papën të marrë pjesë në festimet për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si mbrojtëse e Shqipërisë.

“Një njeri me dritë dhe mirësi të thellë. Folëm për Shqipërinë, rajonin, botën dhe që e ftova të jetë i pranishëm në festën e madhe, për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë, mbrojtësja e Shqipërisë. Nuk e di a do të jetë e mundur, por ftesa u bë dhe Papa u shpreh shumë i interesuar”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje