TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2024, 17:36

Opozita "bombardon" mazhorancën me kërkesa për interpelancë, thërret në raportim 3 ministra

Shkruar nga Pamfleti

Opozita "bombardon" mazhorancën me kërkesa për

Opozita ka "bombarduar" mazhorancën me kërkesa për interpelancë duke thirrur 3 ministra për të dhënë llogari në Kuvend.

Deputeti Agron Shehaj ka firmosur dy kërkesa për interpelancë, ku në kërkesën e parë thërret ministren e infrastrukturës për të dhënë llogari mbi aksin Thumanë-Kashar, për të cilën prej muajsh po protestojnë banorët e zonës.

Shehaj po ashtu ka thirrur për një interpelancë ministren e mjedisit, Mirela Kumbaro mbi transportimin e mbetjeve toksike të prodhuara nga Kurum. Shehaj pyet Kubaron lidhur me licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve.

Për të njëjtën çështje, një interpelancë do të zhvillohet edhe në 12 shtator, të enjten tjetër, kur demokratët kanë thirrur kryeministrin Rama.

Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi ju kanë kushtuar vëmendje edhe profesionistëve të lirë. Shumë prej tyre paguan një tatim fitimi të lartë, por më pas ligji u rrëzua nga qeveria dhe ministria e financave nuk ka pranuar tu kthejë lekët pas. Ndaj, deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelancë me ministrin Petrit Malaj.

Kërkesa e Shehajt për interpelancë me Kumbaron

Lënda: Kërkesë për interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj Mirela Kumbaro Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

E nderuar zonja Kryetare, Bazuar në nenin 80, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ne mbështetje të nenit 96 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj Mirela Kumbaro në lidhje me monitorimin e ngarkesave me lëndë helmuese që transportohen nga Shqipëria.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka licensuar në vitin 2022 të vetmen kompani SOKOLAJ SHPK që mundëson "transportim i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme”. Cila ishte arsyeja e kësaj licensë? '- f 2. Duke qenë kompania e vetme qe mund të transportonte mbetje të rrezikshme, a e kemi monitoruar dhe inspektuar aktivitetin e saj?

3. A keni një raport inspektimi, që është detyrim ligjor, për çdo ngarkesë që ka hyre e ka dalë në Shqipëri? Mbetem në pritje të caktimit të datës së interpelancës në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Rregulloren e Kuvendit. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Kërkesa e Shehajt për interpelancë me ministren e Infrastrukturës

Lënda: Kërkesa për interpelance me Zv/kryeministren/ Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

E nderuar zonja Kryetare, Bazuar ne nenin 80, pika I e Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë, ne mbështetje te nenit 96 te Rregullores se Kuvendit, kerkoj interpelance me zevendeskryeministren njeheresh Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj Belinda Balluku ne lidhje me koncesionin "Per Projektimin, Ndertimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Transferimin e Aksit Rrugor "Thumane - Yore - Kashar''.

A ka llogaritur ministria juaj se cili është raporti mes investimit dhe fitimit te kompanisë përgjatë 35 viteve te operimit te aksit Thumane- Kashar? 2. Cila eshte arsyeja e zgjatjes se këtij koncensioni, nga 13 vjet i kërkuar nga oferta e pakërkuar, ne 35 vite nga ana e Qeverise?

3. A do te përdorni te njëjtin model me akset e tjera, nga Kashari ne Fier apo Thumane-Balldren.

Lini një Përgjigje