TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2024, 07:20

I ndryshoi vendin në Kuvend dhe mori pranë vetes të besuarin e Berishës, Bardhi tregon arsyen e 'ndëshkimit' të Bashës

Shkruar nga Pamfleti
I ndryshoi vendin në Kuvend dhe mori pranë vetes të besuarin e
Bardhi dhe Basha

Sesioni i ri parlamentar, i cili paraprin zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 ka nisur me ndryshime për Lulzim Bashën.

Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës. Kështu, Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin ku dikur ulej ish kryetari i PD-së, ngjitur me Bardhin tani është caktuar Bledjon Nallbani.

Ndërsa ka marrë nga fundi dhe afroi pranë vetes Flamur Nokën. Deputeti Enkelejd Alibeaj me të vetët është ulur në rreshtat e fundit të sallës.

Jo vetëm kaq, Bardhi ka vendosur që Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi.

Kryetari i grupit PD-së heq Bashën nga forumi ku së fundmi ishte votuar me unanimitet nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të KE, si raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

I ndryshoi vendin në Kuvend dhe mori pranë vetes të besuarin e

I pyetur në emisionin Now për arsyet e kësaj lëvizjeje Bardhi u përgjigj:

“Nuk besoj se është çështje e interesit publik si ulen deputetët në sallë e kuvendit. Unë kam përshtypjen se zoti Basha nuk ishte komod mes meje dhe zonjës Tabaku, ndaj unë i kam krijuar komoditetin të ulet me kolegë që ka një lloj komunikimi. Pra, e kam bërë që deputeti Basha ndoshta ndihet më i lirshëm dhe fillon vjen në seancat plenare, se e shikoja që për shkak të këtij sikletit nuk vinte në seancat plenare”.

 

Lini një Përgjigje