TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2024, 21:48

"Zbaton urdhrat e qeverisë", Beleri sulmon SPAK pas daljes nga burgu: I kontrolluar 100 përqind nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

"Zbaton urdhrat e qeverisë", Beleri sulmon SPAK pas daljes nga

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka folur pas lirimit me kusht nga gjykata e Fierit, i cili ndodhej në burg prej 16 muajsh, i dënuar nga GJKKO për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Ai ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si të kontrolluar 100% nga Edi Rama. Sipas Belerit, SPAK-u i sotëm është problemi i Shqipërisë, edhe më i madh se ai 45-vjeçar i komunizmit.

“Nuk e njoh SPAK sepse SPAK është një organ i kontrolluar 100% nga Edi Rama. Bëra gabim shumë të madh që iu drejtova SPAK dhe kallëzova një njeri. Nuk i hyj thelbit të çështjes që ka bërë apo jo korrupsion për mua e ka bërë këtë shkelje jo se ka marrë para sepse nuk guxonte Jorgo Goro të merrte para nga Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, mund të jetë i detyruar dhe gabimi i Jorgo Goros ishte që ishte një njeri i bindur i partisë, ishte i emëruar në Himarë, kurrë nuk kishte fituar zgjedhje.

Për mua problemi i Shqipërisë edhe më i madh se ai problemi 45-vjeçar i komunizmit është SPAK-u i sotëm. Është zgjatim i politikës, politika urdhëron dhe ata marrin vendimmarrje.

Unë vuaj me të gjithë këta VIP-at e krimit ku asnjë dosje nuk është e provuar, nuk ka profesionalizëm, janë shkelje në mes të ditës. Ashtu duam ne dhe kaq. Fajtor është ai që provohet me prova dhe jo ai që do politika që do ta heqë nga skena”, tha Beleri për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje