
Rikthehen konfliktet mes Berishës dhe Bardhit. Sot nisi sesioni i ri parlamentar, por shumë njerëz pranë Berishës kanë mbetur të qefjmbetur nga fjala e Gazmet Bardhit, pasi nuk përmendi fare izolimin e doktorit. Fillimisht ishte televizioni i familjes Berisha që e sulmi. Më pas ka ardhur një sulm nga Genc Gjokutaj, avokat i Berishës.
“Lirimi i Liderit Demokrat Profesor Doktor Sali Berishës nuk mund te bëhet nga delinkuentët e SPAK dhe as nga Irenat & Co siç e pretendojnë dhe ëndërrojnë ata që nuk kanë mendje të ndare për tu përballur me të gjitha format deri edhe fizike me këtë Diktaturë që shtiret si aplikacion i lumturisë se shqiptarëve!
Edi Rama nuk mund të shkojë në zgjedhje si mësuesi i politikes shqiptare ndërkohë që nxënësit përfshirë edhe Opozitën ta shajnë nëpër dhëmbë apo edhe kur ai del nga klasa!
Vonesa e Opozitës prej 3 minutash në hyrjen ne Kuvend nuk është argumenti për mungese respekti nga mazhoranca!
Arrestimi i Liderit të Opozitës nga mazhoranca me synim zhbërjen e saj pas dështimit me variantin e Lul Bravës është arsyeja minimale që seanca e sotme ta kthente sallën e Kuvendit në një “gijotinë” të korrupsionit moral dhe material të kësaj mazhorancë!
Të nderuar antiqeveritarë të vërtetë!
Sali Berisha ka bërë shumë për demokracinë në Shqipëri! Aq shume sa e shpëtoi PD nga atentati Rilindas! Sot e tutje duhet të ngrihemi për lirimin e Tij se paku për ti kthyer borxhin që i kemi”, shkruan Gjokutaj!
Lini një Përgjigje