
Gazetari Bledian Koka ishte kritik ndaj qëndrimeve të kreut të grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, teksa ky i fundit mbajti fjalën më herët në nisje të sesionit të ri parlamentar.
I ftuar në emisioni Task-Forcë me Sonila Meçon, gazetari Koka i kujton Bardhit se nuk mundet një parti opozitare të mos flasë për arrestimin shtëpiak të kryetarit të PD, Sali Berisha, në një kohë kur mazhoranca po tenton me çdo formë a mënyrë ta shkatërrojë opozitën.
Sipas Kokës, fjalimi i Bardhit nuk ka sens sa kohë që Rama e ka gjunjëzuar opozitën, dhe kjo sipas gazetarit nuk mund të amnistohet.
“Fjalimi i Badhit ishte sikur i një Shqipëria normale, sikur është çdo gjë është normale. Kritika për opozitën, s’mund të niste pa kujtuar se Berisha është në arrest shtëpie, po tenton ta shkatërrojë atë. Një çmenduri dhe non sens i madh që e ka gjunjëzuar opozitën dhe ka burgosur liderin e saj.
Pa dhënë zgjidhje kësaj çështjeje s’mund të kishte kërkesa të reja. Bardhi gaboi ku tha se ata nuk janë armiq të opozitës. Ata s’mund të amnistohen si armiqtë e opozitës, ata janë armiqtë e të gjithë qytetarëve.
Lideri i opozitës është në burg, dramë e madhe e s’mund të kalojë si gjë normale, në moment që shoh Bardhin me këta që vendosën të shkelin Kushtetutën. Për prova që s’i njeh askush dhe një SPAK që është në funksion të Ramës dhe nevojave të tij politike. Kjo gjë s’mund të amnistohet e certifikohet në fjalën e parë të kreut të grupit parlamentar”, tha Koka.
Por deklarata e tij duket dhe si një lloj sinjali se kanë nisur krisjet mes Berishës dhe Bashës. Koka punon te televizioni që njihet si i familjes Berisha dhe ka miqësi të ngushtë me Shkëlzen Berishën. Pra a po nis një përplasje e re Berisha-Bardhi?
Lini një Përgjigje