TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2024, 21:17

Berisha përgatitet për protesta: Të dalim në shesh dhe të ndeshemi me të keqen

Shkruar nga Pamfleti

Berisha përgatitet për protesta: Të dalim në shesh dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sinjale se do të ngrejë në protestë qytetarët. Duke folur nga ballkoni i banesës, ai tha se tha se vendit i duhet opozita, për të luftuar ‘dhëmbë për dhëmbë’ me një qeveri të inkriminuar.

Berisha tha se është koha për ringritje, pasi çdo orë dhe ditë që kalon, punon në favor të Ramës dhe kundër opozitës.

Sipas Berishës, ajo çfarë duhet bërë është kthimi i kohës në favor të PD, për të garantuar qeveri teknike, fitore të sigurt, ndryshim pushteti e mbi të gjitha, fitoren e opozitës.

Të dashur miq, të gjitha këto janë motivet më të thella për çdo qytetar, për çdo të ri të këtij vendi, për çdo të re të këtij vendi, të ngrihen për të bërë atë që kanë bërë dritë gjithmonë në emër të lirisë, në emër të dinjitetit, në emër të të ardhmes.

Është e drejtë, është normale që sytë e shqiptarëve janë drejtuar tek të rinjtë shqiptarë me shpresë dhe besim do t’i japin Edi Ramës ndëshkimin që meriton.

Qytetarë dhe qytetare, koha nuk pret. Koha mëshirë nuk ka, ndaj dhe të ngrihemi sepse çdo orë dhe ditë që kalon është në favor të Edi Ramës dhe kundër opozitës.

Ndaj dhe, thirrja ime për të gjithë shqiptarët opozitarë, por çdo qytetar të zhgënjyer të këtij vendi të zhgënjyer pavarësisht nga bindjet politike, të ngrihemi!

Se po nuk u ngritëm sot, nesër më poshtë do të gjindemi. Të ngrihemi, të kthejmë kohën në anën tonë, të ecim drejt qeverisë teknike, fitores së sigurtë, ndryshimit të pushtetit, fitores së opozitës.

Shqipërisë dhe shqiptarëve iu duhet opozita dhëmbë për dhëmbë me qeverinë! Iu duhet opozita e guximit dhe e sakrificës. Iu duhet opozita që iu kthen votën e lirë shqiptarëve. Iu duhet opozita që iu kthen shpresën shqiptarëve, që i kthen Shqipërisë të ardhmen e saj. Vendos Shqipërinë në rrugën e ligjit, Kushtetutës, integrimit, fitores së saj.

Ndaj dhe, edhe njëherë, mirënjohje të pakufijshme ju, oratorëve të kësaj platforme.

Ju ftoj tani tani të trokasim në çdo derë, në çdo zemër dhe të dalim në shesh, të ndeshemi me të keqen, të fitojmë mbi të keqen”, tha ai.

Lini një Përgjigje