TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2024, 16:08

“PD është copëtuar mizorisht”, Pampuri: Do vazhdojmë të luftojmë për të marrë vulën

Shkruar nga Pamfleti

“PD është copëtuar mizorisht”, Pampuri: Do

Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka folur lidhur me situatën aktuale të opozitës.

Ajo tha se Partia Demokratike është copëtuar në mënyrë mizore. Pampuri theksoi se shqiptarët nuk mund të votojnë më figura të ricikluara, teksa shtoi se Lulzim Basha nuk është braktisur nga ndërkombëtarët.

Deputetja shprehet se PD do vazhdojë të luftojë në gjykatë për të marrë vulën dhe ka nisur puna në terren për zgjedhjet.

“Ne duam të kandidojmë figura të pastra, që nuk janë korruptuar”, tha Pampuri.

“Shqiptarët nuk duhet të votojnë për të njëjtat figura. Ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë rëndësinë e votës. Unë nuk kam marrë vendim të jem në grupin e z Basha, por në një grup, që mbështet aleatët tanë strategjikë. Unë nuk mund ta mendoj që të mbështesë individë, që nuk mbështesin SHBA, Britaninë e Madhe. Unë kam dhe karrierë akademike e nuk mund të mbahem mend si person që luajti rol destruktiv. Unë jam dakord që votat e shqiptarëve kanë rëndësi, por jemi vend i vogël, që nuk ia dalim dot pa aleatët tanë të mëdhenj. Basha nuk është braktisur nga ndërkombëtarët, ai ka takuar ambasadorët. Unë iu qëndroj parimeve të mia nga fillimi në fund.

Nuk mund të anatemohet SPAK e SHBA, siç bën pala tjetër. PD është copëtuar në mënyrën më mizore të mundshme, e copëtuar në aq pjesë, sa ç’e do Edi Rama. Kjo punë nuk është çështje numrash. Do isha naive të thosha që do fitojmë. Ne nuk duam të mbijetojmë, por ne duam të fitojmë ndaj Ramës. Për të mbijetuar e duan ata që duan të zgjidhin çështjet personale. Ne vazhdojmë që të luftojmë në gjykatë për të marrë vulën dhe kemi nisur punën në terren për zgjedhjet. Ne duam të kandidojmë figura të pastra, që nuk janë korruptuar”, u shpreh Pampuri për “News 24”.

Lini një Përgjigje