Partia Demokratike po përgatitet për aksionin opozitar, teksa ka lajmëruar se do të mbledhë të gjitha strukturat ditën e nesërme. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet në selinë blu në orën 18:00.
Në fokus të diskutimit do të jetë aksioni, teksa zgjedhjet parlamentare 2025 po afrojnë.
Ndërkohë, të premten mblidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku sërish fokusi do të jetë te aksioni i PD e protestat.
“Ditën e Mërkurë datë 4 Shtator ora 18.00 do zhvillojmë mbledhje të Kryesisë me rend dite:
1-Diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës
2- Çështje të brendshme organizative
3-Të tjera.
Kjo mbledhje vjen dy ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, ndërsa pritet të diskutohet aksioni opozitar i vjeshtës”, njoftoi Partia Demokratike përmes sekretarit Flamur Noka.
Lini një Përgjigje