TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2023, 18:30

ODIHR nuk toleron Ramën: Kërcënon me ndërprerje fondesh për bashkitë që mund të fitojë opozita

Shkruar nga Pamfleti

ODIHR nuk toleron Ramën: Kërcënon me ndërprerje fondesh

Deklaratat kërcënuese të kryeministrit Edi Rama kanë shqetësuar vëzhguesit e ODIHR. Ky i fundit deklaroi se nuk do të japë fonde për bashkitë që do të fitojë opozita dhe kjo është mbajtur shënim nga vëzhguesit. Në raportin paraprak të publikuar sot, tregohet se si Rama po shantazhon votuesit dhe kandidatët e djathtë.

Po ashtu, përmendet edhe aplikacioni “Aktivisti”, përmes të cilit mbahet nën presion administrata.

Në 22 prill, në Kamëz (në qarkun e Tiranës), Z. Rama deklaroi, ndërkohë që i referohej në mënyrë përçmuese kandidatit të Komisionit të Rithemelimit të PD, se mbështetja e qeverisë së ardhshme ndaj bashkive do kushtëzohej nga rezultati i zgjedhjeve.

Më 24 mars, kandidati i Komisionit të Rithemelimit i kërkoi Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të fillojë hetimin penal ndaj Kryeministrit Rama dhe të tjerëve lidhur me shpërndarjen dhe përdorimin e aplikacionit “Aktivisti”, prezantuar në 2022 nga PS. Kërkesa e kandidatit sugjeron që aplikacioni përdoret brenda administratës publike të kontrolluar nga PS, për të kontrolluar veprimtarinë nëpër media sociale të punonjësve vartës në sektorin publik për të mbështetur aktivitetet e PS dhe zyrtarëve qeveritarë dhe liderave të partisë në rrjetet sociale”, thekson ODIHR.

 

glover rama zgjedhjet

Lini një Përgjigje