TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2023, 18:12

Raporti i ODIHR/ Glover “lë në baltë” Berishën: PD-në e drejton Alibeaj,  ish-kryeministri “non grata” në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i ODIHR/ Glover “lë në baltë” Berishën:

Shefja e misionit të ODIHR në Tiranë Audrey Glover ka lënë në baltë Berishën. Ndonëse i shkoi në zyrë pak ditë më parë, ODIHR njeh Alibeajn si kryetar të PD. Sot ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet, ku tregohet se si Berisha u shpall “non grata” nga SHBA dhe më pas Alibeaj mori çelësat e PD.  

Pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe shpalljes persona non grata nga qeveria e SHBA-së e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe kryetarit të PD-së për një kohë të gjatë, Z. Sali Berisha, kryetari i atëhershëm i PD-së, Lulzim Basha, e përjashton atë nga grupi parlamentar i PD-së.6 Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie të marsit 2022, z. Basha dha dorëheqjen si kryetar partie dhe Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së, u bë ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së.

Më 25 mars 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë regjistroi ndryshimet statutore të miratuara në dhjetor 2021 nga një kuvend kombëtar i PD-së i thirrur nga mbështetësit e zotit Berisha dhe më pas, më 22 mars, anëtarët e partisë e zgjodhën atë si kryetar partie. Z. Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës së Rrethit dhe Gjykata e Apelit Tiranë më 3 mars 2023 e rrëzoi atë vendim dhe i ktheu përfaqësimin ligjor të partisë z. Alibeaj. Z. Berisha dhe Partia e tij Demokratike e Shqipërisë-Komisioni i Rithemelimit (PDKR) kanë njoftuar se do të apelojnë atë vendim”, thekson raporti.

 

glover berisha pd odihr

Lini një Përgjigje