TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2023, 12:20

Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave, Tabaku: Vetëm një premtim elektoral, pse s'ka VKM?

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave, Tabaku: Vetëm një
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se ende nuk ka parë asnjë VKM.

Ajo theksoi se gjithçka ngelet në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve.

"Inflacioni i premtimeve socialiste!

Prej javësh dëgjoj dhe lexoj rreshta pa fund për pagat e reja por deri tani nuk po shoh asnjë VKM, akt të qeverisë apo projektligj që shtyhet për t’u votuar.

Mbetemi në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve.

Ëndrra në beze, do thonin të parët!

Mos i merrni shqiptarët për budallenj!", shkruan Tabaku në reagimin e saj.

Në këtë prag zgjedhjesh Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash përgjatë këtyre dy viteve.

Kreu i qeverisë thotë se paga mesatare do të jetë 900 euro.

 

 

rritja e pagave tabaku rama

Lini një Përgjigje