TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2023, 08:48

Intervista në emisionin Italian, mediat në Beograd lavde Ramës: Ai nuk e sheh zgjerimin e BE-së pa Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

Intervista në emisionin Italian, mediat në Beograd lavde Ramës:

Mediat në Beograd kanë reaguar për intervistën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në emisionin italian “Porta a porta”.

"Danas" shkruan se Rama nuk mendon për zgjerimin e Bashkimit Europian pa Serbinë dhe se Shqipëria duhet “ta mbajë Serbinë shumë afër” dhe të bëjë gjithçka për të arritur unitetin politik me të.

Rama tha se është e pamundur të imagjinohet një BE që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë.

I pyetur nëse Shqipëria ka frikë nga zgjerimi i mundshëm i Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe Serbia, në një kohë kur Serbia konsiderohet e afërt me Rusinë, Rama u përgjigj se nuk ka frikë prej saj dhe se Shqipëria është zëri i Ballkanit Perëndimor dhe thotë se Serbia nuk duhet të dëbohet.

Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse “Serbia nuk e sanksionoi Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhen kuptuar si arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe pragmatike”, tha Rama.

Ai u ndal edhe te lufta në Ukrainë dhe tha se ky konflikt nuk duhet të lejohet të prekë Ballkanin

“Duhet të bëjmë gjithçka që pasioni për luftë të mos na tërheqë në krijimin e mosmarrëveshjeve midis vendeve anëtare të NATO-s dhe pro-NATO-s në Ballkan dhe midis Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin botës ortodokse sllave, e cila është e lidhur ngushtë me Rusinë. ”, theksoi Rama.

mediat në beograd lavde ramës serbia

Lini një Përgjigje