
Familja Meta ka filluar të shqetësohet nga amerikanët. Ndonëse Gabriel Escobar i shkoi në zyrë Ilir Metës, duket se ata flenë me makthin e “non gratës”.
Kryemadhi ishte sot në emisionin “Now” ku u shpreh se manipulimi i zgjedhjeve dhe votave nuk bëhet atë ditë, por rreth 7 ditë para zgjedhjeve.
Sipas saj, në këto kushte vihet re opozita sepse nëse kjo e fundit e kap shpërndarjen e lekëve dhe të “hyjë në dru” nëpër rrugica, aty ku shpërndahen lekët, aty nuk ka më shpërndarje.
“Del Yuri Kim dhe thotë nuk lejohen grupet”, ndërhyri analisti Andi Bushati. Por ajo shpërtheu në sulme ndaj ambasadores.
“Po te mami vet le të shkojë dhe ajo pra. Le të shkojë dhe ajo me lekët e Edi Ramës. Jo po del, kush të dojë le të dalë. Le të dalë dhe presidenti i Amerikës. Në Amerikë po vriten për blerje votash”, u shpreh Kryemadhi.
Lini një Përgjigje