
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci është shprehur se ka si prioritet zgjidhjen e të gjitha problemet që nuk kanë marrë një përgjigje për shkak se janë penguar nga retorika politike.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Beci tha se Shkodra si një qytet me shumë peshë, ka nevojë për shumë punë për t’ju kthyer shkëlqimin, teksa shtoi se është i vendosur për të bërë më të mirën për qytetin e tij.
“Gjithë destinacioni ime prej shumë kohësh është nisur për të shkuar në Shkodër. Gjithë eksperienca ime, zgjedhja si deputet në Shkodër edhe çdo eksperiencë që kisha. Më duket si një destinty (fat) është nisur për të ardhur te kjo pikë. Nuk ka thirrje më të madhe sesa thirrja dhe ajo që mund të bësh në qytetin tënd. Jo vetëm e kam pritur dhe dashur por më duket është gjëja e duhur në kohën e duhur për të dhënë për qytetin që e sheh se nuk janë aty ku duhen. Shkodra është një qytet me shumë peshë! Është e thellë për arsye të historisë dhe traditës. Unë besoj se në Shkodër ka shumë rëndësi edhe tradita edhe familja dhe ajo që kemi bërë. Shkodra jo vetëm më mirëpret, pro kam kuptuar se më mirëpret me shpresë. Shkodra jo vetëm mirëpret por po ngremë një shpresë ashtu siç shkodranët e mendojnë. Ka nevojë për shumë punë për t’ju kthyer shkëlqimit”, tha Beci.
Lini një Përgjigje