TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2023, 21:56

E ftoi në debat, Berisha i përgjigjet Veliajt: Rama ta kishte zhdukur fare figurën, më falendero që të la të flasësh

Shkruar nga Pamfleti

E ftoi në debat, Berisha i përgjigjet Veliajt: Rama ta kishte zhdukur

Sali Berisha i është  përgjigjur Erion Vleiajt, i cili e ftoi në debat.

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ai vijoi me deklaratat se raportet mes Veliajt dhe Ramës nuk janë ato që duken.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Veliaj sapo ju ka ftuar në debat publik. Ju si i përgjigjeni?

Sali Berisha: Ai të më falenderojë mua sepse e nxori Rama më në fund sepse ia zhduku figurën fare. Nuk ka ndodhur kurrë që mos të jetë kandidati në billbordet e qytetit. Turpërohet nga fytyra e tij sepse del keq ne polle.

Enton Abilekaj: Veliaj në fushatë po fliste prapë për ju dhe Ilir Metën. Çfarë është më e keqja, Rama thotë atyre nuk u hap njeri derën edhe sikur të marrin vota.

Sali Berisha: Rama thotë gjithmonë ato që nuk beson vetë, por i ka hyrë lepuri thellë në bark. Rama e di që këto zgjedhje janë stacioni i fundit i tij.

Ylli Rakipi: Me Veliajn e pranon debatin?

Sali Berisha: Ai ka kompleksin e Ramës dhe këtë e përdor. Zhvillohet një proces midis tyre. Ai e nxorri Velinë sot pas sulmeve që i bëra unë. Ka kompleks. Ai e di, që po ikën.

 

rama veliaj berisha

Lini një Përgjigje