TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2023, 21:45

Posterat e Këlliçit me gishtat lart, Berisha: Veliaj meriton hu, jo vetëm gishtat

Shkruar nga Pamfleti

Posterat e Këlliçit me gishtat lart, Berisha: Veliaj meriton hu, jo

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për fushatën dhe zgjedhjet vendore të 14 majit duke u ndalur edhe te ‘lufta’ e Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Berisha është pyetur nga analistët edhe për gjetjen e kandidatit të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçit duke treguar gishtat e mesit nëpër billdordet në kryeqytet.

Berisha tha se Erion Veliaj, ndjehet i kërcënuar nga fushata e Këlliçit dhe se ai meriton hu, jo vetëm gishta.

“Erion Veliaj, meriton hu, jo vetëm gishtat. Atij ja mori fushatën Këlliçi. Veliaj e ka kompleksin e Ramës, ai të më falënderoi mua që e nxori sërish Rama, se ai e zhduku. Ngjitja vertikale e Këlliçit e tremb, ja mori fushatën.”, u shpreh Berisha.

 

berisha veliaj kellici

Lini një Përgjigje