TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2023, 21:30

E sulmoi nga Elbasani, Luçiano Boçi i kthehet Ramës: Ke degraduar politikisht, më dhimbsesh!

Shkruar nga Pamfleti
E sulmoi nga Elbasani, Luçiano Boçi i kthehet Ramës: Ke
Luçiano Boçi

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar pas etiketimeve si “Boçja që nuk çel” apo “Luluçi”, që kryeministri Edi Rama bëri për të ditën e sotme në një takim në Elbasan.

I ftuar në “Real Story” në Report Tv, Boçi u shpreh se këto janë një tregues për degradimin politik të kryeministrit Rama.

Më tej ai shtoi se ka ndjerë dhembshuri për Ramën që kur mori pushtetin pas sipas tij bënte si qaraman duke u shprehur se e kishin ofenduar rëndë.

“Nuk është vetëm çështje gjuhe, por e vazhdueshme që e ka përdorur në një takim tjetër, nuk prekem se vij nga politika, por më vjen keq që e bën ky person që kur mori pushtetin, bënte si qeraman, që atë e kishin ofenduar rëndë, që i kishin ardhur deri te shtëpia, më është dhimbur atëherë dhe sot tek dëgjoj këtë ligjërim politikë aq më tepër me gratë e Elbasanit, kur bën këtë teatër absurd, kuptohet që është kap nga një hall i madh, më dhimbset se është degraduar politikisht. Ka qenë i mbajtur mirë, por që është real konkret dhe i prekshëm”, tha Boçi.

Më tej, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin ka sqaruar edhe një prej pikave të programit të tij, që është ndërtimi i një “shesh xhirimi”, që Rama e ka sulmuar jo pak.

“Përmendi 400 mln, e ka kompleks nga inceneratorët, kurrë në ligjërimin tim politik nuk kam përmendur që paska një investitor që do sjellë 400 mln, personi në fjalë është përfaqësues i Feder Company, nënshkrimi ynë ka të bërë me krijimin e një marke të mbjtorur “Made In Elbasan”, si vaji i ullirit, nuk është investitor, është gënjeshtër e madhe, është përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare, është një marrëveshje paraprake. Nëse ka projekte dhe të ideuar për bashkitë, mënyrat janë të ndryshme, nga BERZH, Banka Europiane apo garanci sovrane. Cilësia shihet te impakti social dhe ekonomik.”, u shpreh Boçi.

luciano boci rama degradim politik elbasan

Lini një Përgjigje