TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2023, 20:09

“Erdhi në pushtet me dajre", Berisha akuza Ramës: Hedh valle mbi varfërinë e shqiptarëve, por fluturon me avion privat

Shkruar nga Pamfleti
“Erdhi në pushtet me dajre", Berisha akuza Ramës: Hedh
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po tenton të mashtrojë shqiptarët me shfaqjet e tij me muzikë tallava.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Rama firmos tender për inceneratorët dhe i faturon shqiptarët më shumë se duhet duke u pasuruar për vete. Më tej ai ka shtuar se paratë e përftuara nga aferat me djegësit, Rama i depoziton në banka offshore ose në Teheran.

Berisha u shpreh gjithashtu se kreu i PS  nuk bëri asgjë për të përmirësuar jetën e shqiptarëve duke shtuar se ai hedh valle mbi varfërinë e qytetarëve.

“Asnjë presion e mashtrim nuk ju ndau nga idealet demokratike, të lirisë e dinjitetit. Më 32 vite qëndruar besnik të idealeve. Kjo fushatë është më e veçanta e jetës sime. Kemi kaluar dhjetëra fushata, por kurrë ndonjëherë nuk kemi pasur një fushatë që e kemi ndjerë e prekur me dhimbjen më të madhe rrezikun e tmerrshëm që i kanoset sot Shqipërisë.

Njeriu që erdhi me dajre në pushtet dhe tani përdridhet me tallava, largoi nga vendi 1 milion shqiptarë në 8 vite. 60 përqind e shqiptarëve janë më të varfër se 8 vite më parë dhe kjo jo se nuk u krijuan të ardhura sepse taksat u dyfishuan dhe borxhi u rrit të paktën me 10 herë, problemi është se të ardhurat e mbledhura dhe borxhi që u mor nuk u përdor për mirëqenien e qytetarëve, por u vodhën.

Mblidhemi sot si njerëzit më të vjedhur të Europës e botës, në një kohë kur vendi vitin e kaluar ka pasur një buxhet prej rreth 5 mld euro ku vetëm 700 mln janë rroga.

Kullat rrokin qiellin, Rama fluturon me avion në dispozicion me dhomë gjumi se lodhet shumë, blen në oborrin e Kryeministrisë vazon 4 mln euro si askush tjetër. Rama firmos 420 mln euro djegësa që nuk ekzistojnë dhe ju merr secilit prej jush 29 euro për ton mbetje që depozitohen në Sharrë, kur kontrata thotë se për mbetjet duhen paguar 11 euro. Ka firmosur për ndërmarrjen e tij, tarifon sepse paratë i ndan me Erion Veliajn. I depoziton në banka Offshore apo në Teheran. Rama nuk ka ndjenja për ju, erdhi në pushtet si zotëria 20 përqind. OSBE e denoncoi. I deklaroi se ke 200 mln euro në llogaritë offshore. Nuk guxoi kurrë ta kundërshtojë sepse e dinte që do dilnin faturat.

Edi Rama tani përpiqet të hedhë valle mbi varfërinë tuaj. Përpiqet t’ju mashtrojë me tallava. Njeriu që ka mashtruar shqiptarët për çdo gjë tani përsëri beson se me zorrën qorre në gojë dhe me tallavanë do mund të mashtrojë përsëri shqiptarët.”, deklaroi Berisha.

berisha rama pushtet varferi avion privat

Lini një Përgjigje