TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 13:15

Numërimi në Kamëz drejt fundit, PD në avantazh me 1 mijë vota; si renditen partitë e tjera 

Shkruar nga Pamfleti

Numërimi në Kamëz drejt fundit, PD në avantazh me 1

Procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kamzë është drejt fundit. Deri më tani janë numëruar 131 qendra votimi nga 133 në total, ku PD-ASHM është forcë e parë.

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e para me 21497 vota ose 44.68%.

Partia Socialiste ka dalë forcë e dytë në Kamëz me 20238 vota ose 42.06%. E treta renditet Partia Mundësia me 1463 vota ose 3.04%.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 20238 vota – 42.06 %

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 21497 vota – 44.68%

Partia Mundësia – 1463 vota – 3.04 %

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 966 vota – 2.01 %

Lëvizja Bashkë – 587 vota – 1.22 %

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1436 vota – 2.98%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 75 vota – 0.16%

Lëvizja Atdheu (LA) – 37 vota – 0.08%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 384 vota – 1.94 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 49 vota – 0.10 %

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 62 vota – 0.13 %

Numërimi në Kamëz drejt fundit, PD në avantazh me 1

zgjedhjet

Lini një Përgjigje