Kushtetuesja refuzon Beqajn, ish-ministri do të mbetet në qeli...
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankimimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkoi lirimin nga masa e sigurisë “arrest me burg” dhe shpalljen si antikushtetues të vendimit që e izoloi. Kushtetuesja ka vendosur të mos pranojë pretendimet e Beqajt, duke e lënë në fuqi masën e arrestit.
Beqaj kishte kërkuar gjithashtu që çështja të rigjykohej nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pretenduar shkelje të të drejtave të tij kushtetuese gjatë procesit. Por kërkesa është rrëzuar pa mëshirë nga instanca më e lartë ligjore në vend.
Por ky vendim sot, është një kambanë larmi për gjithë të korruptuarit e tjerë që janë nën akuzë përfshirë Ilir Metën, Sali Berishën, etj. Padyshim proceset janë individuale, por me rastin sot Kushtetuesja dëshmon se me gjasë kështu do të veprohet dhe për figurat e tjera.
Ndërkohë, SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen “SASPAC” dhe e ka çuar çështjen për gjykim. Bashkë me Ilir Beqajn, në bankën e të pandehurve do të ulen edhe 5 persona të tjerë, ndër ta emra të njohur si Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.
SPAK ka ngritur pesë akuza të rënda ndaj Beqajt:
-Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë
-Mashtrim me pasoja të rënda
-Falsifikim dokumentesh
-Shkelje e barazisë në tendera
-Mosdeklarim dhe fshehje pasurie
Për akuzën e korrupsionit pasiv, vetëm kjo e vetme parashikon një dënim nga 4 deri në 12 vite burg. Në të njëjtat akuza përfshihet edhe Ermal Kurtulaj, ish-koordinatori i projektit EUSAIR, një projekt i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian. Sipas SPAK, ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Beqajt në prokurime fiktive dhe skema mashtruese për përvetësim fondesh publike.
Sipas hetimeve, Beqaj dhe Kurtulaj kanë qenë më parë ortakë në një kompani private dhe lidhjet e tyre janë përdorur për të komanduar tenderë fiktivë, kontrata që nuk zbatoheshin në realitet, ndërsa pagesat kryheshin. Prokuroria ka evidentuar disa raste ku shoqëri të kontraktuara nuk kanë ofruar asnjë shërbim, por kanë simuluar procedura për të ndarë përfitimet me Beqajn dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në dosje përmenden konkretisht përfitime të dyshuara financiare, ku Beqaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme përmes kontratave me kompani private, si dhe përmes pronave të fshehura:
-50% e kuotave të restorantit “Gzona” (Albanian Food and Hospitality Lab)
-Një apartament në Vlorë
-Një automjet të paregjistruar në deklaratat e pasurisë
-SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi këto prona, si dhe mbi:
-3 llogari bankare me rreth 200 mijë euro gjithsej
-19.4% të aksioneve në Gzona
-3 automjete të tjera në pronësi të të pandehurve
Përveç Beqajt dhe Kurtulajt, nën hetim dhe të çuar për gjykim janë edhe: Marinela Jazoj, Alfred Nikolla, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bjona Ziaj, Bledar Leka dhe Mira Topçiu. Dy kompani private, “Landways International” dhe “Nine Service Int” sh.p.k, gjithashtu përballen me akuza për mashtrim, falsifikim dhe korrupsion aktiv. /Pamfleti
sekuestroni parate dhe pronat e vjedhura. Atehere ka vlere denimi