TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Janar 2026, 16:50

Salianji hedh hapin e fundit për të “fshirë” dënimin, Kushtetuesja pranon të shqyrtojë kërkesën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Salianji hedh hapin e fundit për të “fshirë”
Ervin Salianji

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në themel çështjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i dënuar për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si “Babalja”. Ankesa e Salianjit synon të shfuqizojë të gjitha vendimet gjyqësore që çuan në dënimin dhe përjashtimin e tij nga jeta politike.

Në vendimin e shpallur, Gjykata Kushtetuese ka pranuar që çështja të shqyrtohet mbi bazën e dokumenteve dhe pa seancë dëgjimore publike në këtë fazë. Objekt i shqyrtimit janë: vendimi nr. 2900 i Gjykatës së Tiranës (2019), vendimi i Apelit nr. 2059/30-2024-6822 (2024) dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nr. 00-2025-421 (2025), të cilët Salianji kërkon t’i shpallë antikushtetues.

Ish-deputeti demokrat u dënua me 1 vit burg dhe kreu rreth 9 muaj të dënimit përpara se të lirohej më 8 korrik 2024. Si pasojë e dënimit penal, ai humbi mandatin parlamentar dhe u përjashtua nga funksionet publike për një periudhë pesëvjeçare, sipas ligjit të dekriminalizimit. Praktikisht, Salianji nuk mund të kandidojë ose zgjidhet deri në vitin 2030.

Lëvizja e tij drejt Gjykatës Kushtetuese shihet si përpjekje për të rehabilituar figurën politike dhe për të hapur rrugën e rikthimit në skenën parlamentare.

salianji kushtetuese

2 Komente

  1. P
    Pooulli

    Po ik o zoteri gjej nji pune edhe nis puno. Po u more me partite diplomen e dreqit do te japin. E keqja eshte qe politikanet nuk kane asnji shkolle apo zanat, veç kurvllikut dhe hajduterise. Ky kusheriri i pare i Ilir Metes

    1. R
      Roku

      Po ti c'fare problemi ke? Apo ke frike se do fundosin bablokun.. Mos ki merak, eshte i mbaruar edhe pa emeruar rrenjet familjare te te tjereve

    Lini një Përgjigje