Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie.
“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal.
Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.
Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.
Në seancën e djeshme plenare, edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku dënohet me burg parkimi dysh.
“Ne e kemi vepër penale pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, ku bëhet me qëllim, me çfarëdo lloj mjeti e kemi sot vepër penale në Kodin Penal. Më gjeni një vend të dytë në BE, që parkimin dysh, pra një shkelje administrative, që rregullohet nga një ligj administrativ, e kriminalizojnë. Kush e bën këtë? Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, pra e quajnë si një gjë normale. Vjedhin 50 milionë euro me një dorë e thonë s’ka ndodhur gjë, pse duhet të shkojë zv.kryeministrja në burg?! 50 milionë euro ka vjedhur ajo! Ama po parkove makinën dysh, të fut në burg ky dhe shefi i këtij.
Nëse parkohet makina dysh në një vend ku ndërtohet kulla, po s’ka një rrugë të re, zihen hapësirat publike, po s’ka një zgjerim rruge në asnjë qytet, kemi mbetur akoma me rrugët dhe me bulevardet që kemi pasur para viteve ’90, dhe ju i thoni qytetarëve, po parkove dysh, ti je kriminel dhe ne të çojmë në burg, ama po vodhe 50 milionë euro ti duhet të vish këtu, të ulesh dhe në karrigen e numrit 2 të qeverisë, të mbash dhe leksion moral për luftën kundër kriminalitetit.”, tha Bardhi.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pas 18 orësh në seancë plenare ndryshimet e Kodit Penal.
O z.Gazmend Bardhi! Më vjen keq që nuk po kupton lojën. Ke qënë edhe ministër drejtësie. Kalohet nga kundërvajtje administrative në kundërvajtje penale, sepse hapet punë për shtimin e policinë gjyqësore, hapen punë për avokatë, do duhen më shumë gjyqtarë, prokurorë, duhen të mbushen magazinat me dosje të pa gjykuara. Por për të gjitha ja vlen barra qiranë. Ndryshe ku do punësohen ,fëmijtë,dhëndurrat soj dhe sorollopi që 'Parija' i mbushi me dhiplloma juristi. 'Parija' jepte leje ndërtimi për pallate dhe vila, pa parkingje. Mjaftonte të merrte 20%. Tashti ke policinë bashkiake që lëshon me mijra gjoba qytetarëve.Edhe ata që kanë garazhde apo vënde parkimi brënda territoreve të vilave apo resorteve, nuk parkojnë aty. Nuk marin gjoba se kanë një status special.