TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Janar 2026, 12:15

Berisha “non grata” në Strasburg, Amerika i “rrëmben” deputetët e rinj të PD për trajnim

Shkruar nga Pamfleti
Berisha “non grata” në Strasburg, Amerika i
Amerika i “rrëmben” deputetët e rinj për trajnim

Teksa kreu i PD, Sali Berisha shëtit në Strasburg, deputetët e rinj të PD po shkojnë në Amerikë për trajnim.

Katër deputetë të rinj të PD do të kalojnë oqeanin me ftesë të Washingtonit për t’u trajnuar.

Në një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA në  Tiranë, Nensi Van Horn, ambasada amerikane zbulon se demokratët e rinj Ivi Kaso, Ledina Alolli, Blendi Himçi dhe Besart Xhaferri do të udhëtojnë në Washington në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës.

Nga mosha, deputetët më të rinj janë Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi, por ftesa nuk u erdhi atyre, se tashmë kanë hyrë në mandatin e dytë si deputet.

Kurse Berisha ka hyrë në mandatin e dytë si non grata nga SHBA.

 

Ju rikujtojmë se Berisha ka folur në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, ku e paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e cilësuar atë si ‘narkoshtet’ të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se, kartele të drogës, të lidhura drejtpërdrejt me Ramën, dominojnë tregjet e drogës në Europë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

Në një debat tjetër, kryedemokrati kritikoi ashpër raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, duke e cilësuar atë si një praktikë çnjerëzore dhe agresion ndaj fëmijëve. Ai u shpreh se, në Shqipëri, në kopshte dhe shkolla fillore, po përdoren materiale mësimore që synojnë manipulimin e fëmijëve drejt ndryshimit të gjinisë, duke e lidhur këtë me atë që e quajti propagandë e ekstremit të majtë dhe ndikim të George Sorosit.

Sipas kryetarit të PD-së, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë. Ai theksoi se, ndonëse debatet mbi këtë çështje ishin të ndara, në audiencë pati rezerva të mëdha ndaj raportit, i cili sipas tij tentonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve.

amerika i “rrëmben” deputetët e rinj për trajnim

Lini një Përgjigje