Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një fjalim të mabajtur në Strasburg, ka deklaruar se 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, janë zgjedhur duke u mbështetur nga kartelet e drogës.
Sipas tij, këtyre 28 deputetëve iu janë dhënë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike.
"Faleminderit, zonja Kryetare. Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt.
Problemi i dytë madhor është narkoshteti. Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë", shprehet Berisha.
Lini një Përgjigje