Dosja u shqyrtua nga Kushtetuesja më 22 janar dhe bazuar në praktikat e mëparshme, pritej që vendimi të shpallej që të martën, 27 janar.
Këshilli i Mandateve ishte parashikuar të mblidhej sot, 28 janar, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku, në një moment kur Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me vendim për ankimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon konfliktit të kompetencave me Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO).
Mbledhja është shtyrë sërish, pasi deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar që të pritet fjala e Kushtetueses.
“Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit.”, ka njoftuar Kuvendi.
Dosja u shqyrtua nga Kushtetuesja më 22 janar dhe bazuar në praktikat e mëparshme, pritej që vendimi të shpallej që të martën, 27 janar.
Megjithatë, disa prej anëtarëve të kësaj gjykate kërkuan më shumë kohë për të formuar qëndrimin e tyre mbi rastin.
Palët e legjitimuara në këtë proces janë kryeministri, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti, si tre institucionet që kanë rolin përkatës në zgjedhjen e një anëtari të qeverisë, si dhe SPAK-u e Gjykata e Posaçme. Kjo e fundit, ka bërë të ditur se nuk mund të jetë palë dhe të dalë përpara një gjykate tjetër si ajo Kushtetuese për të interpretuar një vendim të marrë tashmë, pasi e cilëson këtë si cenim të pavarësisë së shkallëve të gjyqësorit.
SPAK ka kërkuar rrëzimin e ankimit si jo legjitim, pasi, sipas argumenteve të prokurorit Dritan Prençi, duhej pritur më parë shqyrtimi i masës së GJKKO-së nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Lini një Përgjigje