
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se Ervin Salianji ka kaluar disa vija të kuqe dhe se PD nuk do të lejojë kurrë që elementë të krimit të organizuar të kenë ndikim tek ajo.
Noka tha se PD është e vetmja forcë politike që ka sanksionuar fraksionin.
"Kush kërkon të krijojë një fraksion, të vijë. Është model europian se nuk e kemi shpikur ne fraksionet, ne i marrim dhe i implementojmë. Nuk duhet të jesh individ që të kesh fraksion. Duhet të kesh një ekip, një grup njerëzish nga qendra në bazë që ti i përfaqëson, qoftë 1%, 2%... Por, kur agjenda jote dirigjohet nga të tjerë dhe nuk është përkon me agjendën politike të forcës politike ku ti pretendon se aderon, pastaj këtu duhen parë disa gjëra sepse këtu pastaj nga demokraci kthehemi në anarki, ku të na kontrollojë kundërshtari lëvizjet dhe aktivitetin politik. Këtu është pak problem”, tha Noka për "A2 CNN".
Noka shtoi se personazhe të botës së krimit duan të kenë ndikim në PD, pasi e kuptojnë që socialistët po bien nga pushteti.
“Tërmetin e nuhasin minjtë të parët dhe ndryshimet e mëdha politike i nuhasin kriminelët përpara se t'i nuhasin politikanët. Tani, ata që kontrollojnë gjithçka tek PS dhe qeveria, duan të të ket kenë ndikimin e tyre këtu. Jo, PD-ja ka një vit të kuqe. Po kartelet e kuqe. Ergysi apo Sueli nuk kanë për të pasur kurrë as ndikim dhe as akses në PD. Kjo është kjo është vija e kuqe”, shtoi Noka.
A ka me mi haleje se ty o malok faqezi! Te mbarosh shkollen per doktor e te lehesh rrugeve per politike e hedhesh shashka eshte poshtersi e krim. Edhe sikur te mos kishte pozite per doktor e te punoje si infermier i thjeshte do ishe zotni e kaluar zotnise e njeri i respektuar. Politika u poerket te gjitha shtresave te popullsise por ka nje radhe e jo o burra pas berihajit kush te rrembeje e perlaje me shume. Zhuls.