TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 19:54

“Nuk ka fitimtarë nga vendimi i Apelit”, Alibeaj thirrje “Foltores”: Të lëmë pas përçarjet dhe gjuhën e urrejtjes

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka fitimtarë nga vendimi i Apelit”, Alibeaj thirrje

Në përfundim të mbledhjes me anëtarët e Kryesisë dhe disa deputetë të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga grupi tjetër të PD-së që të distancohen mesazhet e përçarjes dhe urrejtjes.

Ai shtoi gjithashtu se vendimi i Apelit për vulën nuk është fitore për asnjë, teksa ftoi grupin e Berishës që të dalin me kandidatë të përbashkët.  

“Ajo që u thashë, është që të heqim të gjithë këtë urrejtje apo sinjale të përçarjes që jepen. Qëndrimi i PD sot është që të dalim me një kandidat unik, fitues bazuar në vlerat që kjo parti ka pasur. Unë kam bërë pesë herë kërkesë që vendimi të përshpejtohej në interes të demokratëve. Ky vendim që nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i asaj gjendje që ishte. Nuk kam fituar unë jo, askush nuk ka fituar”, tha Alibeaj.

Ai gjithashtu kërkoi që në zonat ku nuk ka shpallur kandidatë, të futen kandidatët e rithemelimit të zgjedhur nga primaret.

“Thelbi i qëndrimit të propozuar nga unë ka qenë kjo, një kandidat dhe fitues! Një kandidat për demokratët duke mos përjashtuar ata të grupit të Rithemelimit, për të përzgjedhur më të mirin rreth të cilin të bashkohen forcat. Bashkimi i forcave në zgjedhje është një arsye e fortë për këdo, të heqim urrejtjen e madhe mes nesh e të mendojmë për shqiptarët dhe të gjithë ata që janë kundër këtij regjimi”, tha Alibeaj.

alibeaj pd rithemelimi

Lini një Përgjigje