
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar për debatin brenda PD pas vendimit të Apelit për vulën.
Ajo i ka qarë hallin Berishës, i cili ka mbetur rrugëve. Kokalari shprehet se ai ka dhënë dikur këshilla, por ai nuk i ka pranuar dhe prandaj tani është në hall. Sipas saj, problemi janë këshilltarët që i shkojnë nga pas.
“Është e qartë që Berisha është sërish 'nën- sulm', dhe bashkë me të, të gjithë demokratët e rithemelimit dhe më vjen vërtet keq t'ju shoh të gjithëve në këtë situatë, dhe pse tek sinqeriteti i disa prej jush nuk kam besuar kurrë.
Gjithsesi, është mëkat që kam mbi një vit që i kam thënë të marrë rreth vetes këshilltarë dhe ekspertë të zot, sepse niveli ekspertizës rreth tij është në një nivel pothuajse primitiv, dhe nuk e mori seriozisht. Tashti ndjehemi sikur i gjithë ai mund që bëmë, shkoi dëm.
Nuk bëhen këto punë thjeshtë me njerëzit e besuar. Duhet të dalësh jashtë orbitës dhe të kërkosh ndihmë nga ekspertë të fushës.
Tashti, bëni durim se dhe kjo do kalojë. Luli me letra ka dhjetë vjet që e ka çuar Shqipërinë në fitore. Pa pjesën e Berishës nuk fiton dot kurrë.
Ndërkohë, kam shumë pyetje për avokatët e PD-së së Berishës, duke filluar me Ivi Kason”, shkruan ajo.
Lini një Përgjigje