
Juristi Kreshnik Spahiu tha se gjyqi për vulën e PD-së pritet të zvarritet shumë gjatë, ku sipas tij procesi mund të zgjasë nga 5 deri në 7 vjet.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu shtoi gjithashtu se gjykata nuk do ta zgjidhë këtë çështje më vendim të formës së prerë, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.
“Basha s’ka dhënë dorëheqje ligjore dhe juridike, po flas mbi dokumentin ligjor të gjykatës. Konflikti ka arritur në këto përmasa se bëhet fjalë për ndarjen e pasurisë. Deri në 2025 do vazhdojnë sherrin e shtëpisë dhe miliona eurove që merr PD nga taksapaguesit. Qeveria do i lërë në këtë amulli, ata e dinë që Berisha është i lidhur shpirtërisht me atë logo, ndaj nuk krijon parti të re. Duke e mbajtur zvarrë procesin gjyqësor, këta do bien në grepin e Ramës, por nuk do marrin asgjë deri në 2025. Parashikoj një proces gjyqësore që do vazhdoj shumë gjatë”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje