TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 15:14

“Mendoj që ai është kreu i PD”, Nebil Çika zbardh detajet e takimit me Alibeajn

Shkruar nga Pamfleti

“Mendoj që ai është kreu i PD”, Nebil Çika

Gazetari Nebil Çika ka zbardhur detaje nga një takimi që ka pasur me Enkeljed Alibeajn.

Gazetari publikoi në rrjetet sociale foton e takimit, ndërsa në një intervistë për “Euro Neës”, tha se Enkelejd Alibeaj e ndjen veten si kryetarin e Partisë Demokratike.

Ai shtoi se takimi nuk ka lidhje me asgjë, përveçse me miqësinë e tyre.

Unë mendoj që ai është kryetar i Partisë Demokratike, i komanduar normalisht dhe ka një proces në Partinë Demokratike. Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen dhe ju e keni parë vetë që nuk ka qenë aktiv në politikë, e ka respektuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen. Sigurisht që zoti Alibeaj është i përmbajtur në ushtrimin e detyrës së tij”, u shpreh Çika.

Gazetari theksoi se po të kishte qenë dikush tjetër në vendin e Alibeajt do ta kishte dorëzuar Partinë Demokratike përballë gjithë atij presioni.

pd nebil cika alibeaj

Lini një Përgjigje