TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 18:49

Debati për vulën e PD, Kadilli: Kthimi i Berishës e vret të ardhmen e partisë

Shkruar nga Pamfleti

Debati për vulën e PD, Kadilli: Kthimi i Berishës e vret të

Vendimi i gjykatës së Apelit për të çuar në rigjykim çështjen e drejtimit të PD-së, duke lënë në këtë mënyrë vulën në dorën e Enkelejd Alibeajt vetëm 3 ditë para përfundimit të afatit për regjistrim për zgjedhjet, ka sjellë paqartësi të madhe mbi kandidimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se në zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidatët e Berishës nuk do arrijnë të fitojmë më shumë se 5 bashki. I ftuar në “Report TV” me gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli kritikoi edhe ‘grupimin’ e Alibeajt duke thënë se në këtë mënyrë nuk po bënte politikë dhe as opozitë.

Unë besoj se kthimi i Berishës e vret të ardhmen e partisë sepse është modeli më i dukshëm i kryetarokratit. Por edhe sjellja e palës tjetër, këta nuk kanë asnjë kredincial moral për të avancuar. Nuk po bëjnë opozitë dhe as politikë. Edhe ai tjetri ëndërron të bëhet si Basha. Ne kemi nënshkruar humbjen në momentin që do hyjmë me kandidatë. 5 bashki mendoj se mund të arrijë të kapë pjesa e Berishës. Në garë e shoh në 10 parti gjithsej. Ndarja nuk është vetëm sasi, por gërryen moralin e një force politike të mbërthyer në debatin kush e ka vulën”, tha Kadilli.

kadili berisha apeli

Lini një Përgjigje