TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 17:58

PD me dy seli? Fitim Zekthi zbardh detajet: Nuk do kërkojmë rikthim te godina që uzurpoi Berisha, do marrim ambiente të reja

Shkruar nga Pamfleti

PD me dy seli? Fitim Zekthi zbardh detajet: Nuk do kërkojmë rikthim te

Analisti Fitim Zekthi ka zbardhur detaje nga lëvizjet e Enkelejd Alibeajt pas marrjes së vulës nga Gjykata e Apelit.

Sakaq, Zekthi zbuloi se sa i përket selisë së PD-së, e cila sipas tij është uzurpuar nga lëvizja e foltores së Sali Berishës, do ketë përpjekje nga ana e Alibeajt që të mos krijohen konflikte dhe të merren ambiente të reja për zhvillimin e aktiviteteve të demokratëve.

Padyshim që fryma kundërshtuese e bolshevike e Berishës nuk është shumicë, një gjuhë e tillë që shikon komplote gjithandej është paranoidale. Kjo ndodh sepse nuk pranohet gjendja e shoqërisë që nuk të pranon. Në vend që të kesh një sjellje të ndryshme që të pranohesh përdor gjuhën asimiluese dhe shkatërruese. Unë mendoj se do varet nga Alibeaj dhe PD për të kuptuar zgjedhjen më të mirë për njerëzit. Është vonë por jo shumë vonë. Ne kemi nevojë për një alternativë të së djathtës konservative, edhe Berisha e thotë këtë por shan. Nëse përdoret gjuha me shpifje e komplote synohet mbijetesa, ndërsa një gjuhë që nuk e shikon pushtetin si një objekt për epshin e vet jep një zgjidhje.

Shqipëria ka përjetuar shumë konflikte të shëmtuara. Selia ku ndodhet Berisha sot i takon PD-së dhe aty do jenë zyrat e drejtuesve. Me sa kam informacion që të mos hyjmë në konflikte nuk do shkojmë atje. Do përpiqen të marrin ambiente të tjera. Zyrat janë tulla e dërrasa e llaç. Nuk kanë rëndësi ato. Zyrat janë kot fare. Nëse do të punosh punon. Duhet që aty të rrijnë zyrtarët, por kjo nuk ndodh sepse është uzurpuar nga lëvizja e foltores deri sa të kuptojnë që ajo që bëjnë është pa kuptim”, u shpreh ai.

zekthi berisha pd

Lini një Përgjigje