TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 18:17

A po përgatit Berisha terrenin për të kërkuar azil në Hungari si Nikola Gruevski?!

Shkruar nga Pamfleti

A po përgatit Berisha terrenin për të kërkuar azil në

I vetmi ambasador që ka shkelur në zyrën e Berishës është ai hungarez, duke i dhënë mbështetje politike deputetit “non grata”. Mos vallë Saliu po ndjek rrugën e Nikola Gruevskit?

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka çarë izolimin që i kanë krijuar ndërkombëtarët. Pasi u shpall “non grata” nga amerikanët, asnjë ambasador dhe diploma nuk i shkel në zyrë, ndërsa personalitete të tjerë jo e jo.

Por sot ka pasur një zhvillim interesant. Berishës i ka shkuar në zyrë ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Lorant Balla. Ky i fundit ka shumë pak muaj që ka marrë detyrën dhe ndër takimet e para që ka pasur është ky me Sali Berishën.

Ishte vetë ish-kryeministri që njoftoi se e ka pritur në zyrë dhe kanë diskutuar për situatën politike në vend. Ai ka qarë hallet me ambasadorin për goditjen që mori nga Apeli. “Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim pranë selisë së Partisë Demokratike, Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T.Z. Lorant Balla. Me Ambasadorin diskutuam gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend. Në veçanti, e informova Ambasadorin mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë. Një proces ky unik në histori gjithashtu për shkak të presionit të papranueshëm të ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan ai.

Në fund Berisha i ka dërguar një mesazh falënderues mikut të tij dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Por nga ky takim lindin shumë pikëpyetje. Pse ambasadori hungarez doli nga rrethi i BE dhe takoi Berishën? Mos vallë ish-kryeministri po përgatit terrenin që të ndjekë shembullin e Nikola Gruevskit, ish-kolegut të tij në Maqedoninë e Veriut?

Pas përplasjeve që pati me amerikanët dhe pasi ra nga qeveria, ndaj Nikola Gruevskit nisi një proces penal dhe ai u dënua disa herë me burg. Gruevski u arratis, madje kaloi dhe në territorin tonë. Ai përfitoi azil politik në Hungari dhe u strehua nga Viktor Orban.

Sali Berisha ndodhet në të njëjtën situatë. Është në telashe me amerikanët dhe ka nisur hetimi i disa dosjeve të rëndësishme kundër tij dhe familjes së tij. Normalisht lind pyetja: A po merr edhe Berisha rrugën e azilit? Mbetet të shihet, por duket qartë se sot Saliu e dha një sinjal se sido që të vijnë punët, Hungaria ja ka hapur derën. /Pamfleti

berisha azil hungari

Lini një Përgjigje