TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 09:51

"Nuk flas pas pilafit se bëhem si Ilir Meta", Andi Bushati: Berishës ia thashë në sy që do iu masakrojnë

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk flas pas pilafit se bëhem si Ilir Meta", Andi Bushati:
Analisti Andi Bushati dhe Sali Berisha

Analisti Andi Bushati tha se e kishte paralajmëruar Berishën për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Harta e Shqipërisë e ngjyrosur kryesisht ngjyrë mavi, sipas Bushatit është “masakrimi” për të cilin i foli Berishës.

“S’kam asnjë koment sepse s’kam asnjë surprizë. Është e njëjta gjë që po e them prej 4 muajsh në këtë studio. Nuk e di a jeni ju të surprizuar, por unë nuk jam. Prisja çdo gjë që do të shkruante në letër Edi Rama. 

Unë nuk i them dot të njëjtat gjëra tani pas pilafit se ngjaj si Ilir Meta. Bashkë kemi qenë këtu me Belindin, me Berishën, që iu kam thënë ‘do iu masakrojnë, s’keni shanc të fitoni Tiranën, Durrësin, Elbasanin’ dhe thoshin fitorja blu, uragani blu është i pamohueshëm.

Tani duket sikur përsëris unë fjalët e tyre, por në fakt kemi ardhur te një pikë që është rezultat që dihet dhe merr vetëm një fabul. Shiko si është sjellë një shtet fashist në Himarë për të kuptuar se ç’ka bërë në gjithë Shqipërinë.” , u shpreh Bushati.

Teksa ka kaluar një ditë nga zgjedhjet vendore në vendin tonë, harta e Shqipërisë është “veshur” me ngjyrën rozë të socialistërve.

Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht 53 bashki ndërkohë, opozita kryeson deri tani në 7 bashki.

Janë ende dy bashki që vijojnë numërimin, Kukësi dhe Malësia e Madhe në të cilat, duket se do të jenë sërish socialistët ata që do të triumfojnë.

andi bushati sali berisha

Lini një Përgjigje