TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 08:55

Këshillat bashkiakë në Vlorë dhe Fier/ PS në avantazh, në Divjakë s'ka nisur numërimi

Shkruar nga Pamfleti
Këshillat bashkiakë në Vlorë dhe Fier/ PS në

Në Bashkinë e Vlorës janë numëruar gjysmat e qendrave të votimit dhe Partia Socialiste si në shumë prej bashkive të tjera, kryeson në votat për Këshillin Bashkiak. Deri më tani PS ka marrë 69.91% të votave që përkthehen në 33 mandate. Bashkë Fitojmë 16.64% të votave ose 9 mandate, 6.20% ose 3 mandate PD, 2.28% ose 1 mandat PPA, 2.12% ose 1 mandat PR, 1.81% ose 1 mandat PDS, 6.20% ose 1 mandat LZHK.

Në Selenicë, PS kryeson me 31.92% përkthyer në 8 mandate. BF ka vetëm 5.26% të votave ose 1 mandat. Ndërkohë, 9.20% të votave ose 2 mandate ka PD, 9.19% ose 2 mandate PAA, 8.65% ose 2 mandate PSD, 9.85% ose 2 mandate ALD, 8% ose 2 mandate AD dhe 4.56% ose 1 mandat PR.

Në bashkinë e Sarandës kryeson PS me 29.27% ose 11 mandate, 11.86% ose 4 mandate Bashke Fitojmë, 5.16% ose 2 mandate PD, 6.33% ose 2 mandate PLL. Nga 1 mandat marrin PAA, PR, PSD dhe FRD.

Në Delvinë sërish kryeson PS me 42.04% të votave ose 8 mandate. BF ka 16.89% të votave ose 3 mandate. 13.64% ose 2 mandate PSD, 9.% ose 1 mandat PD dhe 5.54% ose 1 mandat PDIU.

Në Himarë janë numëruar vetëm 7 nga 36 QV. PS ka marrë 37.81% ose 9 mandate, 19.56% ose 5 mandate Bashkë Fitojmë. Në këtë bashki deri më tani PD s’ka marrë asnjë mandat, ndërsa PSD ka marrë 8.39% ose 2 mandate dhe 9.12% ose 2 mandate AAK.

Në Konispol janë numëruar 12 nga 16 QV. Edhe në këtë bashki ka marrë shumicën PS me 39.33% ose 7 mandate, 16.70% ose 3 mandate Bashkë Fitojmë, 16.19% ose 2 mandate PDIU, 9.09% ose 1 mandat PD. Nga 1 mandat marrin edhe PR dhe PLL.

Është duke u zhvilluar numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë në qarkun Fier. Në bastionin e socialistëve, Bashkinë Fier, PS ka marrë deri në rezultatet paraprake ku janë numëruar 140 nga 224 kuti votimi 58.89 % duke siguruar 33 mandate. BF ka marrë 12.30% duke siguruar vetëm 7 mandate. PD dhe PSD kanë arritur të marrin nga 4 mandate ndërsa Partia Demokracia Sociale, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë marrë nga 1 mandat.

Socialistët kanë korrur fitore në Lushnjë. Në 127 kuti votimi të numëruara nga 156 në total duke fituar 52.64% dhe duke siguruar 24 mandate në Këshillat Bashkiakë. Socialistët pasohen nga BF me 15.72% duke siguruar 7 mandate.

Situata paraqitet pothuajse e njëjtë në Bashkinë Roskovec ku janë numëruar 31 nga 39 kuti votimi. Socialistët janë në avantazh me 12 mandate ndërsa BF me 6 mandate. PBK ka siguruar 2 mandate me 8.04% të votave. Ndërsa PDIU ka marrë 1 mandat.

Në bashkinë Patos janë numëruar 34 nga 48 kuti votimi. PS kryeson me 15 mandate me 58.73% të votave. BF siguron vetëm 2 mandate me 11.06% të votave. Nga 2 mandate marrin edhe PD e PDIU.

Në Mallakastër, janë numëruar 24 nga 50 kuti votimi. PS kryeson me 9 mandate me 33.74% të votave. Nga 2 mandate marrin PD (10.19% të votave) PSD (7.53%), ALD (8.89%), PDIU (9.10%). Ndërsa Aleanca Demokratike e Shqipërisë ka siguruar vetëm 1 mandat.

Në Divjakë nuk ka nisur ende numërimi për Këshillat Bashkiakë.

këshillat bashkiakë

Lini një Përgjigje