TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 08:40

Numërimi për këshillat bashkiakë në Qarkun Dibër/ PS kryeson Mat e Klos, në Bulqizë "Bashkë Fitojmë" renditet forcë e tretë

Shkruar nga Pamfleti

Numërimi për këshillat bashkiakë në Qarkun Dibër/

Procesi i numërimit për këshilltarët bashkiakë në bashkitë e qarkut të Dibrës ka qenë i ngadaltë deri më tani. Konkretisht në bashkinë kryesore, atë të Dibrës ende nuk ka nisur numërimi.

Në Bulqizë në 7 qendra votimi të numëruar në total nga 49 të tilla, kryeson PS me 11 mandate ose 35.30% të votave. Forcë e dytë në këshillin bashkiak të Bulqizës deri më tani renditet Lëvizja e Legalitetit me 12.10% të votave duke siguruar 3 mandate. Nga ana tjetër, Bashkë Fitojmë deri më tani ka siguruar vetëm 2 mandate me 8.24% të votave. Edhe Aleanca Liberale e Djathtë me 7.31% të votave ka siguruar 2 mandate. Partia Agrare Ambientaliste, Partia Konservatore dhe Partia Socialdemorkate kanë siguruar nga një mandat secila.

Në Klos janë numëruar deri më tani 16 qendra votimi nga 27 në total. Rezultati është si vijon: PS 19.43% të votave merr 6 mandate, Bashkë Fitojmë me 8.98% të votave merr 3 mandate, Partia Republikane me 6.29% të votave merr 2 mandate dhe PD me 4.66% merr vetëm 1 mandat. Edhe Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ka siguruar 2 mandate.

Gjithashtu Fryma e Re Demokratike, Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Bindja Demokratike, Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Unitetit Kombëtar dhe Partia e Gjelbër kanë siguruar nga një mandat në këshill.

Në Mat ku janë numëruar 23 qendra votimi nga 49 në total, PS kryeson me 9 mandate dhe 33.19% të votave. BF ka siguruar 2 mandate me 8.26% të votave. PSD siguron edhe në këtë bashki 3 mandate me 13.11% të votave. Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokracia Sociale, Fryma e re Demokratike, Partia e Gjelbër dhe Lëvizja e Re kanë siguruar deri më tani nga një mandat.

vendoret

Lini një Përgjigje